Ancelotti: Mos krahasoni Di Marian me Ozilin

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë krahasimet midis largimit të Mesut ozil dhe atë që po spekulohet të ndodhë, largimi i Di Marias pas konkurencës së madhe tek Los Blancos.

Galaktikët blen Toni Kroos dhe James Rodriguez, duke ‘anashkaluar’ yllin e tyre, Di Marian, i cili po kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Megjithatë trajneri i Real Madrid thotë se mesfushori argjentinas mund të startoj sërish në formacion. Ai la të hapur opsionin se Di Maria mund të startoj edhe ndaj Atletico Madridit, nesër.

”Di Maria është në dispozicion si të gjithë të tjerët”.

”Ai mund të startoj dhe ka mundësi të ndodh. Nesër do luaj një ekip, të premtën në ndeshjen e kthimit një ekip tjetër”.

”Unë nuk e mbaj mend se çfarë ka ndodhur me Ozil. Unë nuk do të flas për këtë çështje, sepse unë do të humb koncentrimin. Di Maria është i gatshëm për të luajtur dhe për të na ndihmuar”.

”Deri më 31 gusht, kështu do të jetë rasti. Çdo gjë do të jetë normale nëse ai qëndron ose ai largohet”, përfundoi ish-trajneri i Milanit, Chelseat dhe PSG-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button