Bexheti konfirmon: Kam ngritur padi kundër Bekim Fazliut

Ministri i drejtësisë, Blerim Bexheti, sot gjatë shkatërrimit të drogave të sekuestruara dhe armëve në “Jugohrom”, konfirmoi se ka ngritur padi kundër deputetit të PDSH-së, Bekim Fazliu.

Bexheti vendosi ta padisë deputetin e PDSH-së, pasi që ai pyeti Ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, se Bexheti ka qenë i kapur me drogë dhe armë në një aksion policor në klubin e natës “Sheri”.

Ministri që atëherë demantoi çdo lloj akuze, ndërsa Fazliut i dha tre ditë afat që të kërkojë falje. Deputeti i PDSH-së nuk kërkoi falje për për atë që e kishte thënë në Kuvendin e Maqedonisë.

Ministri i drejtësisë bëri thirrje deri tek Fazliu që të largohet nga imuniteti dhe të përballet me gjyqin ose do ta padit atë nga ajo që shkruan në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button