Obama ua uron Ramazanin muslimanëve në mbarë botën

Presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle uruan besimtarët myslimanë në mbarë botën, për fillimin e muajit të Ramazanit. 

“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë te Ramazanit, Michelle dhe unë u dërgojmë urimet më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Për 1.5 miliardë myslimanët e botës, Ramazani është koha për reflektim të thellë, agjërim dhe përkushtim”- thuhet në deklaratën e presidentit amerikan.

Kam qenë i nderuar të hap një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë çdo vit për katër vitet e kaluara dhe këtë vit pres me padurim të ftoj Amerikë myslimanët që kontribuojnë në vendin tonë si sipërmarrës, aktivistë dhe artistë. U uroj myslimanëve në Amerikë dhe anekënd botës një muaj të bekuar me gëzimin e familjes, paqes dhe mirëkuptimit. Gëzuar Ramazanin! “- përfundon deklarata e leshuar ne emer te presidentit amerikan Barack Obama.

Lajme të ngjashme

Back to top button