iPhone 6 pa kabëll, mbushja e baterisë përmes senzorëve?

Për këtë datë kompania Apple e kompjuterëve ka ftuar mediet në një event informues.

Ka shumë spekulime se si do të duket, çfarë mundet e çka ofron iPhone i ri.

Sipas njohësve funksion më i ri i ifone 6 është sensori afër kokës së telefonit që mundëson mbushjen e baterisë pa rrjet kabëllor. Këtë e thonë ekspertët që janë pyetur nga portali <>, të cilët kanë ofruar një fotografi të telefonit të ri.

Mundësia që ekspertet të kenë të drejtë, është relativisht e mundur , sepse ka javë që po spekulohet në këtë drejtim.

Mbushja e baterisë pa përdorur rrjetin kabëllor nuk është risi, smartfonet konkurrentë, siç është Nexus 5 dhe disa modele të Nokias, ka kohë që mbushin bateritë pa pasur nevojë për kabëll.

Përveç kësaj iPhone i ri pritet të jetë më i madh dhe të jetë dukshëm më i shpejt. Për këtë kujdesen dy procesorë, secili me nga dy GHz.

Lajme të ngjashme

Back to top button