Aksident trafiku me pasojë 9 te lënduar në Pripor të Shkupit

Aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin ka të lënduar dy fëmijë dhe shtatë të rritur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pripor. Sipas të dhënave që transmeton Kurir, janë përplasur dy vetura të tipit “Golf”, të cilët kanë qenë banor të fshatit Çiflik.

Të gjithë kanë lëndime trupore, shtatë prej të lënduarve janë dërguar në Qendrën urgjente, ndërsa dy persona në Spitalin e qytetit. Në njërën veturë ka qenë shoferi H.S. (33), dy gra H.S. (29) dhe Gj.S. (56) dhe dy fëmijët, një e porsalindur disa muajsh dhe fëmijë në moshën tre vjeçare.

Katër anëtarë të një familje kanë qenë në veturën e dytë: burri i cili ka qenë edhe shoferi i automjetit V.S. (33) dhe tre gra A.S. (42), S.S. (42) dhe N.S. (40). Rruga është e bllokuar për qarkullim.

Lajme të ngjashme

Back to top button