Më 15 korrik afati i fundit për aplikim për shpërblimin në Samitin botëror për përmbajtje mobile

Të hënën skadon afati për aplikim për shpërblimin vjetor në Samitin botëror për përmbajtje mobile, e cila si iniciativë e Kombeve të Bashkuara i prezanton përmbajtjet digjitale që janë të rëndësishme për shoqërinë globale.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë sot u bëri thirrje të gjithë të interesuarve t’i dërgojnë përmbajtjet e tyre elektronike deri te eksperti nacional për Maqedoni, Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit Metamorphosis. Ai do t’i nominojë tetë më të mirët, përkatësisht nga një prej secilës kategori garuese.

Më shumë detaje dhe informata, të interesuarit munden të marrin në ueb-faqet http://www.wsa.org.mk dhe http://www.wsis-award.org.

Për shpërblimin në Samitin botëror për përmbajtje mobile zgjedhen zgjidhjet më të mira për e – përmbajtje nga më shumë se 160 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe ato të promovohen në nivel global në Samitin botëror për përmbajtje digjitale.

Këtë vit, Kongresi botëror për aplikime mobile do të jetë nikoqir i prodhuesve më kreativ të e-përmbajtjeve, dhe do të mbahet në Kolombo të Shri Lankës prej 23 deri më 25 tetor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button