Recenesion: Kremenadla 100 denarë, birra 70 – çmimet në restoranet në Dojran “pa pare”

Dikush ndoshta ka pasur iluzione, mirëpo ky nuk është tekst gazetaresk, por reklamim klasik – fakt që aspak nuk është theksuar, me çka qartazi është shkelur Kodi i gazetarëve të Maqedonisë.

22Linku deri te artikulli origjinal: Kremenadla 100 denarë, birra 70 – çmimet në restoranet në Dojran “pa pare”

Data dhe koha e publikimit: 11.08.2014

Data e recensionit: 13.08.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

REKLAMA NUK ËSHTË E NJËJTË ME PRODUKTIN GAZETARESK

“Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet e tjera komerciale të ndikojnë mbi lirinë e informimit. Duhe të ketë ndarje ndërmjet reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrimin”  – thuhet në nenin 6 të Kodit të gazetarëve.

Kjo nuk është respektuar në këtë rast. Gjithsesi, ka edhe motiv gazetaresk dhe storje që në kulmin e sezonit veror, publikut t’i prezantohen çmimet në lokalet dhe restoranet e njërës nga pushimoret më të vizuatara vendore. Keni kujdes, flasim në shumës: “lokalet” dhe “restoranet”, e jo vetëm për një vend siç është bërë në këtë material. Nga ajo që është shkruar, del se në vend të tekstit gazetaresk kemi produkt propagandues, për shkak se theksohen vetëm çmimet e një restorani.

Me qasjen e tillë nuk është siguruar objektivitet dhe analizë adekuate e gjendjes, e as që është mbështetur plotësisht pohimi se “në Dojran gjërat janë pa pare”. Ndoshta çmimet janë të lira në atë lokal konkret, e jo në gjithë qytetin, për shkak se nuk na ofrohen të dhëna për cilin do qoftë lokal tjetër. Që të nxirret një vlerësim i përgjithshëm nevojiten informata nga më tepër burime, gjegjësisht objekte hotelierike. Poashtu, me vetë plasimin e emrit të kafenesë, është e qartë se është bërë reklamë. Më saktë, nëpërmjet përdorimit ekstenziv të fotografive, neve, si publik i interesuar, thjesht na është ofruar e gjithë menyja e një restorani. Nuk e di se për çfarë zhanri bëhet fjalë, mirëpo me siguri nuk është ndonjë zhanr gazetaresk, për shkak se, në fakt, është një PEP (program ekonomik propagandues) – glorifikim i “mehanes” konkrete. Nuk hyjmë në atë se kjo a është bërë falas apo me pagesë.

Është e tepërt të thuhet diçka tjetër, për shkak se “qasja gastronomike” ndaj një lokali të vetëm, e shoqëruar me tërë menynë, dhe e gjithë kjo e paraqitur si pasqyrë e përgjithshme për çmimet në Dojran, gjithsesi nuk është gazetari.

Lajme të ngjashme

Back to top button