Familja Ramosaj kanë fansa të përbashkët

Në Kosovë është bërë traditë që nga një familje disa anëtarë të kenë të njëjtin profesion, e sidomos në sferën e muzikës kjo gjë është shumë e përhapur, ku pothuajse të gjithë këngëtarët janë farefis mes vete.

E tillë është edhe familja Ramosaj, nga e cila tre fëmijët tashmë janë emra të njohur të estradës. Por më e mira nga gjithë kjo është se ata kanë fansa të përbashkët.

Përmes një ‘tweet’ të bërë në rrjetin ‘Twitter’ nga një ndjekëse e Beatrix Ramosaj, të tre këngëtarët që bartin këtë mbiemër lavdërohen për thjeshtësinë dhe talentin që kanë. Kur marrin këso komplimente, këngëtarët tanë ndjehen shumë mirë dhe njëkohësisht motivohen shumë që të vazhdojnë tutje.

Lajme të ngjashme

Back to top button