IEP: Maqedonia vendi më problematik dhe me rrezik konflikti në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia është vendi më problematik dhe me rrezik konflikti në Ballkanin Perëndimor.

Rangimi i saj vjen nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, që përmes një analize ka radhitur 162 shtete sipas shkallës së konflikteve apo si vende më të qeta.

Për të vlerësuar shtetet janë marrë 22 parametra, ndërsa sipas tyre, Maqedonia është e fundit në rajon duke u renditur në vendin e 87.

Nga 162 shtete, vetëm 20 shtete nuk kanë konflikte. Parametrat matës janë: trazirat e brendshme dhe konfliktet e jashtme, siguria shoqërore dhe militarizimi, gjendja ekonomike, shpërndarja e resurseve, stabiliteti politik, liria e medias, niveli i diskriminimit dhe marrëdhëniet me fqinjët.

Në rajon më mirë radhitet Sllovenia duke qenë në pozitën e 14, më pas vijon Kroacia në vendin e 26, Bullgaria 32, Serbia 52, Mali i Zi 55, Kosova 64, Bosnja 61, Shqipëria 65 dhe Maqedonia në vendin 87.

Lajme të ngjashme

Back to top button