Popovski-Anëtarësimi në BE nuk zgjidh probleme të papunësisë

Askush më nuk ka iluzione se BE do ti zgjidhë të gjitha problemet dhe se me hyrjen në BE do të rrjedhë mjaltë dhe qumësht.

Qytetarët tashmë kanë kuptuar se anëtarësimi nuk do ti zgjidhë problemet e papunësisë dhe investimeve dhe se anëtarësimi nuk paraqet mënyrë mbi të cilën ia delegojnë problemet personale dikujt tjetër dhe se dikush tjetër do ti zgjidhë problemet tona. Këtë e theksoj shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Popovski në debatin me temë “Anëtarësimi i Kroacisë në BE perspektivat në marrëdhëniet Maqedono-Kroate’ nën organizim të institutit për hulumtim gjeostrategjikë dhe politik të jashtme në MPJ.

Duke folur për gjakftohtësinë dhe mungesën e euforisë tek qytetarët e Kroacisë në ditën e hyrjes së Kroacisë në Familjen evropiane, Popovski konsideron e njëjta gjë do mbizotërojë edhe në shtete tjera të cilët do të anëtarësohen më pas në BE, madje edhe në Maqedoni.

“Për vendet e rajonit fakt i rëndësishëm është se fitojmë një votë plus. Në BE do të ketë një vend më shumë nga rajoni e cila kupton sfidat këtu, e di nëpër çka kalojmë, sepse edhe vet ajo ka kaluar në atë rrugë. Kjo për Maqedoninë mundë të jetë vetëm plus” deklaroi Popovski.

Euroambasadori Aivo Orav duke thënë se Euroskepticizmi është gjithnjë e më i zëshëm si në BE, ashtu edhe në vendet jashtë saj, tha se me hyrjen e Kroacisë në BE, zgjerimi i BE nuk është i vdekur por vazhdon.

“BE nuk do të jetë e plotë derisa të gjitha vendet e rajonit nuk bëhen anëtare. Shumica e Euroskeptikëve vazhdimisht do të potencojnë për negativitetet e anëtarësimit në BE, si për shembull rritjen e çmimeve, burokracinë e zmadhuar, problemet ekonomike si dhe situata me euron. Megjithatë, konsideroj se pjesa më e madhe e qytetarëve janë të njoftuar edhe me benifitet të cilat i ofron BE-ja” tha Orav

Ambasadori i Kroacisë në Maqedoni Zllatko Kramaric duke folur për rrugën nëpër të cilën kalkoi vendi I tijë në rrugën drejt BE-së tha se Maqedonia ka fituar mik i cili do të bëjë gjithçka që është në fuqinë tyre për ti ndihmuar në integrimin në BE./Portalb

    

Lajme të ngjashme

Back to top button