‘Drisla’ shndërrohet në deponi moderne evropiane

Deri në vitin 2016, deponia ”Drisla” do të bëhet deponi moderne evropiane dhe do të funksionojë sipas standardeve të deponisë italiane ”Belvedere”.

Sipas planit, në “Drisla” do të dërgohen mbeturinat, pastaj selektohen dhe transformohen në energji ose lëndë djegëse dhe repromateriale, materiale të papërpunuara, me çka në mënyrë drastike do të zvogëlohet sasia e mbeturinave si dhe do të ketë dobi më të madhe nga përdorimi i pjesëve të rimovueshme. 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot gjatë vizitës në Firence, Itali, rikujtoi se në janar të këtij viti, Qyteti i Shkupit me konsorciumin i përbërë nga FCL AMBIENTE SRL dhe UNIECO SCC COOP, Republika e Italisë, nënshkruan marrëveshje për investim të përbashkët në NP”Drisla”-Shkup, me qëllim të realizimit të veprimtarisë koncesionere në afat kohor prej 35 viteve. Kjo kompani ka për obligim të bëjë sanimin e deponisë ekzistuese ”Drisla” dhe të formojë seksione të reja ku do të deponohen mbeturinat nga të cilat pastaj do të prodhohet energji. 

– Ajo që Qyteti i Shkupit do ta fiton është 20 % nga profiti në ndërmarrjen “Drisla”. Sipas studimit të bërë nga Banka Botërore dhe ofertës të FCL Ambiente, parashikohet të ketë profit prej 5 milionë euro në nivel vjetor ose rreth 1 milionë euro për Qytetin e Shkupit.. Përfitimi tjetër dhe shumë i rëndësishëm është se trajtimi i mbeturinës nga momenti i grumbullimit të saj deri te faza e deponimit bëhet në mënyrë moderne dhe evropiane-deklaroi kryetari Trajanovski, pas vizitës në deponinë “Belvedere”. 

Domeniko Feracoli, kryetari i FCL Ambiente, tha se qëllimi i tyre është të krijohet një model i ri për menaxhim me mbeturinat. 

 „Drisla” do të shndërrohet në park ekologjik. Gati se një e treta e mbeturinave në Shkup do të transformohen në energji që është e mjaftueshme për punën e një fabrike-tha Feracoli. 

Sekretari shtetëror në Ministrinë për ambient jetësor, Sonja Lepitkova, sot sqaroi se Strategjia për menaxhimin me mbeturinat në Republikën e Maqedonisë 2009-2015 dhe Planet për menaxhim me mbeturina, si në nivel shtetëror ashtu edhe në nivel rajonal dhe Studimi për mbeturinat mjekësore, që siç tha ajo, kontribuoi që të mund të realizohet projekti i pare kryesor, që “Drisla “ të ketë kapacitete edhe për mbeturinat mjekësore.” 

 „Drisla” do të jetë deponia e parë në Ballkan e cila do të bëjë menaxhimin e integruar me mbeturina, ku të gjitha segmented do të jenë në një vend, do të kursejë resurse, kohë dhe mjete,-tha Lepitkova. 

Investimi i përgjithshëm për transformimin e NP”Drisla” arrin vlerën prej 80 milionë euro, ndërsa investimi i mjeteve planifikohet të realizohet prej 3 deri në 4 vite.

Lajme të ngjashme

Back to top button