Apeli i Berishës: Ti shporrim qelbësirat

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi Rama se ka dërguar deputetin Kokëdhima për ti bërë presion të miturës 14-vjeçare të përfshirë në skandalin e Sarandës. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se Rama hesht, sepse ai e di dobësinë ekstreme për pedofilët të sivllaut të vet Kokëdhima, të vetshpallur “kryeministri i jugut”!

“Ngjarja e Sarandës ka tronditur thellë çdo qytetar. Një pedofil, njeriu me i afërt i Koço Kokëdhimës, mentorit të Edvin Kristaq Ramës, duke përdorur pushtetin e Koços dhe të PS Sarandë, i kërkon vajzën e mitur për marrëdhënie seksuale në shkëmbim të një vendi pune, një nënë që rriste katër jetim. Pas këtij skandali, Rama – Kokedhima bënë gjithçka me policine e PS per te bllokuar mediat dhe mbyllur skandalin. Pasi dështuan për çensurën, Rama, në kundërshtim me çdo ligj, dërgoi Kokëdhimën për të bërë presion gjatë marrjes në pyetje të vajzës së mitur në policinë e Sarandës. Pasi nuk ja mbylli dot gojën vajzës, ai mashtroi duke deklaruar se Cane nuk ka qenë i punësuar pranë tij dhe se ditën e regjistrimit ishte në zyrën e tij për të bërë dorëzimet e punës?!?!?!

Por, në qoftë se këtë skandal tronditës e dënoi me gjthë shpirt i madh dhe i vogël në këtë vend, kreu i PS dhe ekzekutivit, Edvin Kristaq Rama, si asnjë politikan tjetër në këtë botë, perveç Ilir Metës, heshti jo pa arsye si fije bari!!

Rama heshti sepse ai e njeh deri në imtësi dobësinë ekstreme të mentorit apo si vllaut të tij Kokëdhima për pedofilët. Për ata që kanë harruar po rikujtoj se pak vite më parë Policia ka prangosur për pedofili njeriun me të afërt, manarin e Koços në mediat e tij”. Më tej ai vijon duke thënë se ndonese në këtë superskandal gjithçka është zhvilluar si ne filmat horror në selinë e PS në Sarandë, Rama hesht per t’ju thënë socialisteve dhe qytetarëve te thjeshtë se ky është modeli i tij i punësimit dhe zgjidhjes së problemeve te tyre.

“Kreu i “aleances së qelbësirave” hesht dhe së bashku me të hesht dhe skllavi i tij Meta, për të siguruar qelbësirat, vrasësit, trafikantët, përdhunuesit, pengmarrësit, gjobvenësit e aleancës se tij në qeveri, parlament dhe administratë se ai vet është avokati i tyre.
Por ne të tjerët, nënat, motrat, vajzat, gratë, djemtë, burrat e këtij vendi nuk duhet kurrë të heshtim, por të ngrihemi sa më parë me moton: t’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbësirat!”, Berisha në Facebook. /Albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button