Ja çka thotë nëna e vajzës 14 vjeçare me të cilën Agron Cane kërkoi seks

Nëna e 14-vjeçares dhe Agron Cane janë përballur për herë të fundit mbrëmjen e së premtes, në një kafe në qendër të qytetit të Sarandës. Kjo ka qenë hera e parë që Cane, siç dëshmon gruaja, e ka kërkuar të ulen në një lokal.

Siç tregojnë skenën dhe gazetarët Artur Çani e Telnis Skuqi, gjithçka ndodhi pasi 62- vjeçari kishte siguruar informacion për videon e regjistruar dhe që pritej të bëhej publike. Edhe këtë herë gruas E. G. i është rekomanduar të marrë me vete një regjistrues, ndërsa i gjithë takimi është mbajtur nën vëzhgim jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga forcat e policisë, të sinjalizuara për faktin se nëna e minorenes kishte marrë kërcënimet e para. Gjatë bisedës së fundit në lokal, Agron Cane mësohet se i ka kërkuar gruas që t’i dorëzojë atij celularin me bisedën e regjistruar, duke deklaruar se gjithçka ishte manipulim dhe bëhej për interesa personale.

Por, nga ana e saj, 40- vjeçarja nuk ka pranuar, duke i thënë se për shkak të pozicionit dhe në këmbim të një vendi pune, Cane i kishte kërkuar që të sakrifikonte vajzën e mitur. “Nuk dua të ta jap ty gjënë më të shtrenjtë. Nuk do të ta fal çfarë bëre”, i ka thënë ajo, duke u ndarë nga sekretari socialist. Gjithçka, sipas gazetarëve, është e regjistruar dhe e vënë në dispozicion të policisë së Sarandës, e cila pak orë më vonë shoqëroi 62-vjeçarin e më pas i vuri prangat.

Gruaja: Agroni priste që fëmija im t’i shkonte në zyrë

Agron Cane e ka përndjekur vejushën E. G. prej 7 muajsh, ndërsa kur është regjistruar biseda, ai ka pritur që vajza 14-vjeçare t’i ngjitej në zyrë. Këto detaje i tregoi mbrëmë vetë denoncuesja për televizionin “News 24”, pas publikimit të videoskandalit. Nëpërmjet një interviste telefonike ajo tregoi gjithashtu se vajza e saj nuk i ka pritur aspak mirë ngacmimet e Agron Canes, veprime që e kanë çuar të miturën drejt depresionit….

Ju kur i jeni drejtuar policisë për herë të parë për ta denoncuar këtë rast?

Unë i jam drejtuar mbrëmë në darkë në orën 12 të natës, pasi kjo çështje më shkatërroi, kishte 7 muaj rresht që ky person kërkonte diçka nga familja ime. Ka 5 vjet që më ka vdekur burri dhe kam 4 fëmijë. Jam përpjekur të kërkoj punë dhe strehë për fëmijët. Në lidhje me këtë rast nuk u drejtova direkt te policia, pasi më humbi besimi.

Nuk keni pasur besim te policia?

Nuk kam pasur besim te policia. Më thanë pse nuk je drejtuar në polici dhe i thashë që nuk kam besim.
Kur i keni marrë sinjalet e para nga ky person?

Kam 7 muaj rresht që i kam shkuar për të kërkuar punë. Dhe herën e parë kërkoi kafe, pastaj kërkonte marrëdhënie seksuale. Më erdhi e papritur dhe mendova që nuk mund të më besojë askush mua, se jam grua e pambrojtur.

Zoti Cane si reagoi?

I thashë: “Ç’janë këto që thoni? Ti je në punën e shtetit këtu”. Më tha që “do kesh përfitime që jam unë në këtë zy rë”, se do ishte shans i mirë për mua. Zoti Cane mblidhte ankesat e njerëzve nevojtarë.

Çfarë reagimesh keni marrë pasi është publikuar kjo video?

Për momentin jam në punë, jam në një familje dhe po pastroj një shtëpi. Jam e shokuar dhe e frikësuar.

Keni marrë ndonjë mesazh kërcënues?

Deri tani nuk kam marrë asnjë mesazh, asnjë kërcënim. Jam e frikësuar se kam tre fëmijë në shtëpi, sepse në çdo moment mund të ndodhë diçka.

A ka qenë deri në fund të punë zoti Cane?

Ka qenë në vendin e punës kur u realizua videoja dhe kishte organizuar gjithçka, priste që fëmija t’i shkonte në zyrë… Nga Policia e Shtetit që mbrëmë në darkë dhe deri ditën e sotme kam marrë ndihmën e duhur. Nuk e di si do vazhdoj, se nuk e di ç’mund të bëjnë ata njerëz.

Si është gjendja e vajzës?

Vajza vazhdon të marrë ilaçe dhe është shumë e frikësuar. /Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button