Tairi, Hoxhiq dhe Panovski përforcojnë Gostivarin

Klubi i futbollit Gostivari ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me tre futbollistë cilësor, është strugani Flamur Tairi, i cili kohë të gjatë ka qenë pjesë e kampionatit shqiptarë, gjegjësisht ka luajtur me ekipin e Teutës nga Durrësi. 

Përforcimi i ri i Gostivarit, Tairi është i kënaqur nga kontrata e re dhe shpreson që së bashku me bashkëlojtarët të jenë befasia e kampionatit, duke siguruar të luajnë në ndonjë nga kupat evropianë.

Në radhët e Gostivarit është bashkuar edhe mesfushori boshnjak, Ekrem Hoxhiq, i cili vjen nga radhët e ekipit Jedinstvo Bihaq, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Bosnjë e Hercegovinës. 

Gjithashtu sipas kryetarit të klubit Vesel Memedi mësojmë se klubi më i ri i Ligës së Parë, ka sjellë dhe një përforcim tjetër, e ai është Aleksandar Panovski nga Boreci.

KF Gostivari të shtunën do të transferohet në Bansko të Sllovakisë për të zhvilluar etapën e dytë të përgatitjeve, e cila do të zgjasë 10 ditë, ku pritet të zhvillohen dhe ndeshje kontrolluese. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button