Gjermania përgjoi Clinton dhe Kerry?

Agjencia gjermane e inteligjencës për shërbimet me jashtë ka përgjuar ilegalisht sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe parardhësen e tij Hillary Clinton.

Kështu thotë revista gjermane “Der Spiegel”, sipas të cilës përgjimet kanë qenë aksidentale dhe regjistrimet u shkatërruan menjëherë. Lidhur me këto informacione sekertari Kerry i ka telefonuar homologut të tij gjerman Frank Walter Steinmeier.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky zbulim do të vërë në pozitë të vështirë Gjermaninë pas irritimit të saj për përgjimin e telefonit të kancelares Angela Merkel nga agjencitë amerikane të spiunazhit.

Revista gjermane shkruante se shërbimet sekrete të Berlinit kishin përgjuar një bisedë telefonike satelitore që zoti Kerry kishte bërë në vitin 2013.

Edhe e përditshmja “Suddeutsche Zeitung” dhe televizionet NDR dhe WDR njoftuan se dokumente që i kanë kaluar CIA-s tregojnë se spiunët gjermanë kishin përgjuar Hillary Clinton në kohën kur ishte sekretare e Shtetit.

Por burime qeveritare gjermane deklaruan për organet mediatike se e kishin telefonatën e zonjës Clinton e kishin kapur rastësisht dhe se nuk kishte pasur asnjë synim që të përgjohej ajo. Burimet theksuan gjithashtu se kjo ndodhi vetëm njëherë.

Por mediat sugjerojnë se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. Ndërsa një zëdhënës në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin refuzoi të bënte komente.

Lajme të ngjashme

Back to top button