Struga me ingerenca të plota mbi plazhet

Ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakievski i jep komunës së Strugës përkrahje të plotë që t’i bëjë plazhet në përputhje me rregullativat ligjore.

Duke u përgjigjur në akuzat që kryetari Sela i bërë, Janakievski, tha se komuna ka ingerenca të plota mbi plazhet.

“Unë si ministër i jap përkrahje të plotë që ti bëjë plazhet të mira në Strugë. Koha është që pas më shumë së një viti të kalohet nga fjalët në punë. Ne i jemi në disponim që të bëjë plazhe modern për pamje më të mirë të qytetit dhe tërheqjen e më shumë turistëve”, tha Janakievski.

Lajme të ngjashme

Back to top button