Gjendet e vdekur një grua në banesë

Mbrëmë rreth orës 20 është gjetur një grua e vdekur në banesën e saj në Bulevardin “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Trupi i saj ka qenë në fazë të shkatërrimit, ndërsa në polici rastin e kanë paraqitur fqinjët, për shkak se nga banesa ku ajo ka jetuar e vetme, ka ardhur erë e keqe.

Pas hetimit fillestar është konstatuar se 58 vjeçarja J.N. ka pasur lëndim të kafkës. Hetimi plotësues duhet të tregojë se në çfarë rrethanash ka ndodhur vdekja. Trupi i të vdekurës është dërguar në obduksion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button