Google përballet me akuza të ngritura nga disa shtete evropiane për privatësinë

Një autoritet gjerman i mbrojtjes së të dhënave ka ndërmarrë një ankesë ligjore ndaj Google mbi disa ndryshime që kompania ka bërë në politikat e saj të privatësisë.

Një ankesë të ngjashme ka ndërmarrë edhe rregullatori i privatësisë në Francë. Gjithashtu edhe Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit në Hambrug lajmëroi të enjten se do ti bashkohet ankesave të ndërmarra ndaj politikave të Google. Edhe Spanja i bashkuan gjithashtu dërgimit të ankesave kundër politikave të Google.

Komisioni kombëtar i Francës mbi Informatikën dhe Lirinë lajmëroi gjithashtu muajin e kaluar se ka lajmëruar kompaninë Google të përgjigjet mbi ankesat e dërguara. Përdoruesit duhet të informohen qartësisht mbi qëllimet për të cilat Google po i proceson të dhënat e tyre tha Johannes Caspar, komisioner gjerman, në një deklaratë të lëshuar nga ai vetë.

Politika e Google mbi sigurinë e të dhënave ngjall shumë dyshime mbi natyrën, gjerësinë, qëllimin e procesimit të të dhënave, duke i lejuar kompanisë të bëjë si të dojë, shtoi ai. Kompania duhet të qartësojë limitin mbi atë çfarë mund t’iu bëjë përdoruesve dhe të dhënave të tyre duke i analizuar për shërbime të ndryshme të Google.

Lajme të ngjashme

Back to top button