7 të vdekur në protestat e djeshme në Egjipt

Numri i të vdekurve nga shpërndarja e protestave të së premtes ka arritur në shtatë, pasi dhuna ka vazhduar të dominoj në përvjetorin e parë të shpërndarjes së përgjakshme të dy kampeve protestuese që përkrahnin presidentin Muhamed Mursi.

“Një djalë i ri i quajtur Wael Said u qëllua me zjarr gjatë një proteste në rrethin e Kairos lindore, ka thënë një burim nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, njofton Anadolu Agency.

Një tjetër protestues, Mohamed Essam, 15, u vra pak momente më vonë në të njëjtën protestë, shtoi burimi.

Një burim tjetër tha se dy protestues të tjerë janë vrarë nga armë zjarri, kur forcat e sigurisë shpërndanë një protestë në qytetin e Gizës.

Protestat e së premtes shënuan përvjetorin e parë të vrasjes së mijëra protestuesve pro-Morsi, kur forcat e sigurisë me dhunë shpërndanë protestat në Rabaa el-Adaviya dhe Nahda. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button