“Katimerini”: Amfipolis dhe Shkupi top-temë në mediat greke

Ekspertët dhe mediat greke nuk ndalen duke e lidhur varrin në Amfipolis me marrëdhëniet e Maqedonisë dhe Greqisë, duke konkluduar se ajo që do të zbulohet atje një herë e përgjithmonë do ta konfirmojë karakterin grek të Maqedonisë.

Njëri prej komenteve të fundit është publikuar në gazetën “Katimerini” me titull “Amfipolis dhe Shkupi” në të cilin thuhet në se “qëndrimi zyrtar i Greqisë për rezultatet duhet të jetë në kundërshtim të plotë me hiperbolën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe përjekjet që të krijohet ‘vetëdije artificiale maqedonase'”.

Komenti në gazetën proqeveritare fillon me fjalim të shpikur të Andonis Samarasit në samitin vijues të NATO-s.

“Kolegë dhe liderë të nderuar të Aleancës, para se të bisedojmë me rolin e Greqisë në ngjarjet aktuale, më lejoni që ta ndajë me ju lumturinë dhe kënaqësinë personale të gjeneruara në vendin tonë pas zbulimit të paradokohshëm të varrit të Aleksandrit të Madh në Amfipolis. Ngjarje kyçe në sferën e arkeologjisë ndërkombëtare. Unë guxoj të them se kjo është ngjarje me rëndësi të njëjtë për ne, anëtarët e Aleancës udhëheqëse mbrojtëse, duke pasur parasysh atë se Aleksandri i Madh mbetet pikë referuese për shumë nga komandantët e tanë ushtarak”, shkruan “Katimerini” duke cituar fjalim të shpikur të Samarasit në samitin e NATO-s.

Gazeta shton se në kohë kur partnerët dhe aleatët e Greqisë hapur e mbështesnin anëtarësimin e Maqedonisë në institcionet euroatlantike dhe përfaqësuesi i posaçëm i KB-së Methju Nimic i vazhdon përpjekjet e tij shumëvjeçare për zgjidhje të kontestit për emrin, “Greqia nuk i kufizon argumentet e saj të precedentit historik, por e thekson rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”.

“Nga ana tjetër, përkujtim diskret i disa fakteve të cilat, në mënyrë të paevitueshme, i shtohen dimensionit historik, mund të jetë i dobishëm. Duke parë përmes kësaj perspektive, eksploatimi ndërkombëtar i zbulimit të mundshëm të varreve të Aleksandrit, bashkëshortes së tij Roksana dhe djalit Aleksandri i Katërt duhet të jetë përfundimisht e kujdesshme. Krahas shpresës së kuptueshme të gjeneruar, deri më tani ka përmbajtshmëri të jashtëzakonshme. Kryeministri shprehu emtuziazëm lidhur me gërmimet, por evitoi të ndërhyjë në supozime tejoptimiste. Ai kufizohet në nënvizimin e seriozitetit të rezultateve dhe kërkoi durim para se të publikohen më shumë informata nga fundi i gushtit, kur pritet që arkeologët të hyjnë në varrin i cili daton nga shekulli 325-300 para erës tonë”, shkruan “Katimerini”.

Dhe pastaj në stilin e saj antimaqedonas, gazeta proqeveritare rekomandon se “qëndrimi zyrtar i Greqisë për rezultatet duhet të jetë në kundërshtim të plotë me hiperbolën e kryeministrit Nikolla Gruevski”. Duke vazhduar me fyrjet “Katimerini” shkon deri aty dhe komenton se “përpjekjet që të krijohet ‘vetëdije artificiale maqedonase’ përmes propagandës së vazhdueshme, e cila përfshin ndërtim të statuve të Aleksandrit të Madhe, janë qesharake dhe turpëruese” për Qeverinë e Maqedonisë.

Gazeta shton se autoritetet e Maqedonisë “e kanë ndërtuar gjithë argumentin e tyre politik në bazë të mitit se hkupi është vend i Aleksandrit të Madh”. Në tekst madje edhe thuhet se ajo që mediat maqedonase njoftojnë se po përmirësohet infrastruktura e autostradës “të emëruar sipas Aleksandrit”, është “tentim për kundërveprim të rezultateve të paradokohshme në Anfipolis”.

Gazeta proqeveritare në fund këshillon se derisa arkeologët e vazhdojnë punën e tyre në Anfipolis, “Qeveria greke duhet të mos ngrejë shumë zhurmë dhe t’i bëjë hapat e vërtetë të cilat në mënyrë diskrete ta përforcojnë pozicionin e vendit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button