fbpx

Edhe Kërçova në kaos komunikacioni, mungojnë parkingjet

Një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh kanë filluar që të kthehen në vendlindje gjatë ditëve të fundit, me çka është shtuar dukshëm numri i lëvizjes së makinave nëpër qytetin e Kërçovës. 

Ky qytet ka vite që e ka problem të madh vendparkimin por këtë vit, ky problem duket edhe më i madh duke qenë se një pjesë e qytetit është akoma e bllokuar për makinat për shkak të punimeve për rindërtimin e bulevardit.
 
Qytetarët shprehen të preokupuar dhe thonë që numri i makinave dita ditës shtohet sepse më shumë se gjysma e mërgimtarëve akoma nuk kanë ardhur kurse vendparkimet nuk mjaftojnë.

“Kemi shumë nevojë për vendparkime të reja. Duhet të gjendet një zgjidhje. Kërçova është qytet i vogël por ka shumë makina, edhe kur nuk janë mërgimtarët e leje më tani.” – thotë Bexhet A. qytetar.

“Çdo ditë rreth gjysmë ore vijë rrotull rrugëve për të gjetur një vend për veturën. Ndonjëherë e lej shumë larg nga vendi ku kam punë, mjafton të gjej një vend.” – thotë i sapo kthyeri nga Amerika, Jetmir M.

Ndërkaq, nga komuna thonë që një çështje e tillë do të vihet në diskutim në të ardhmen dhe do të gjendet një zgjidhje. Jozyrtarisht mësojmë që sipas planit të komunës, planifikohen vendparkime të reja, ku gjatë sezonit veror një pjesë e tyre do të jenë të përcaktuara vetëm për veturat e mërgimtarëve.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close