Skandal, sekretari i Kokëdhimës ofron punë, në këmbim kërkon seks me 14-vjeçaren

Skandal me punësimet në Sarandë, ofrohet vend pune në këmbim të favoreve. Dhe në këtë rast favori është tronditës, të dhurohet për seks një vajzë e mitur 14 vjec.

Gazetari i emisionit “Ajsberg’ në News24, Artur Cani zbuloi se në qendër të skandalit është Agron Cane, 60 vjec, sekretari i deputetit të PS, Koco Kokëdhima, i cili i premton një gruaje se do i gjejë një vend pune në rast se ajo i jep vajzën 14-vjecare. News24 do të publikojë në orën 19:00 një video ekskluzive ku Agron Cane, sekretari i Kokëdhimës i ofron punë një gruaje në këmbim të vajzës 14 vjec.

Agron Cane ka një zyrë në selinë e Partisë Socialiste në degën e Sarandës ku shumë qytetarë rëndom drejtohen për problemet e tyre sociale. Kështu dhe rasti i shtetases E.G, e cila ka trokitur në zyrën e Agron Cane me qëllim që ky i fundit të ndihmojë sadopak në zgjidhjen e hallit më të madh të saj, gjetjen e një pune. Pasi i drejtoi kërkesën, ajo cfarë i kërkoi Cane ishte tronditëse për gruan.

“Vajzën e paske të zhvilluar, ka hormone. Duhet të bëjë seks me mua. Mund të bëni seks të dyja bashkë me mua”, janë disa nga fjalët që Cane i ka shqiptuar gruas.

Pasi policia u vu në dijeni nga gazetari Artur Cani për cështjen në fjalë, personalisht ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka telefonuar gazetarin dhe i ka garantuar se ‘do të mbahet qëndrim ndaj personit Agron Cane’. Pritet në minutat në vijim arrestimi i sekretarit të Kokëdhimës, Agron Cane./ BW

Lajme të ngjashme

Back to top button