Gruevski peshkop më i madh se peshkopët

Erol Rizaov, kolumnë-“Gruevski e anatemoi Pimenin”, Utrinski Vesnik
Kryeministri Gruevski publikisht e qortoi dhe poshtëroi peshkopin Pimen, që është një skandal i paparë deri tani në marrëdhëniet e Kishës dhe të shtetit, duke e quajtur atë “njeri të frustruar, jopricinpiel dhe të pasinqertë i cili është i brengosur me anonimitetin e tij”.

Alexandra M. Mitevska, editorial-“Zemra e Ivanov-it”, Utrinski Vesnik
Ivanov i dërgoi Erdoganit një shigjetë të Amor-it, megjithëse duke pasur parasysh situatën specifike në Turqi, prej ati pritej të paktën një qëndrim neutral ndaj zhvillimeve të brendshme dhe problemet e vendit mik.

Sllobodan Najdovski, kolumnë-“Folja e heshtjes”, Utrinski Vesnik
Nëse opozita, në një fazë të hershme të bisedimeve, merr qëndrim për zgjedhje eventuale të emrit me kompromis, kjo do të thotë përqendrim të Gruevskit në qeveri së paku edhe një mandat.

Marjan Blazhevski, komenti-” Mosmarrëveshje pabazë për grurin”, Dnevnik
Qeveria Maqedonase ka të drejtë të ndërhyjë në rastin e importeve të rritura dhe përçarjes të tregut për të mbrojtur prodhimin dhe blerjen e produktit strategjik – gruri.

Toni Naunovski, kolumnë-“Vetëm institucionet janë garancë për sovranitetin”, Dnevnik
Siç e dimë nga 2001, faktet në terren diktojnë diskursin politik dhe përcaktojnë proceset politike. Sulmet terroriste nga hapësira e protektoratit ndaj Republikës së Maqedonisë është një fakt i provuar – në betejën epike për Radushën, kur ndodhi shpërthimi më i madh i terroristëve gjatë tërë luftës.

Ilija Dimovski, kolumnë-“Ekonomia është në qendër të vëmendjes”, Dnevnik
Në një kohë kur të gjitha ekonomitë europiane po përballen me probleme të mëdha, me rritjen e tatimeve, uljen e pensioneve, sipas institucioneve financiare botërore, Maqedonia shumë mirë përballon pasojat e krizës.

Goce Trpkovski, komenti-“Nataliteti për shtetasit e rendit të parë dhe të dytë”, Nova Makedonija
Ndoshta gjithkush e kupton në mënyrë të ndryshme fushatën shtetërore për të rritur natalitetin. Por, në një pjesën kjo mund të interpretohet si një mesazh nga shteti për atë se cilat grupe të shtetasve janë më të preferuara, e të cilat më pak.

E martë, 9 korrik 2013, numër 76 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button