Familja e mërgimtarit nga Tetova pëson aksident në Bujanoc, një i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe një është plagosur në një aksident që ka ndodhur të premten në mbrëmje në afërsi të banjës së Bujanocit, informon Luginapress.com.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur një makinë me targa të Bujanocit, gjatë tentimit të saj për tejkaluar është përplasur drejtpërdrejt me një makinë që po lëvizte me shpejtësi nga kahja e kundërt, e cila po drejtohej nga një mërgimtar shqiptar nga Tetova.

Nga aksidenti dhe përplasja e rëndë e dy makinave, drejtuesi i makinës me targa të Bujanocit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe se ai ishte i vetëm në makinën e tij. Por lëndime ka pësuar njëri nga udhëtarët e makinës tjetër të aksidentuar me targat e Zvicrës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar komunikacionin, duke urdhëruar lëvizjen e makinave në rrugë alternative.

Familja shqiptare nga Tetova ka pësuar tmerrë të vërtetë në këtë aksident, ku ajo pa pikë faji është përfshirë në këtë aksident të rëndë.  Një gjendje të rëndë traumatike janë edhe dy fëmijët e familjes shqiptare, të cilët ishin në makinë së bashku me tre udhëtarët e tjerë.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button