Jakupi: Shpresojmë që edhe nga Gjevgjelia të kthehemi të pamposhtur

Gostivari udhëton të shtunën në Gjevgjeli për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të kampionatit të Ligës së Dytë kundër ekipit të Kozhufit. Pas suksesit të arritur kundër ekipit të Skopjes javën e kaluar, synimi i trajnerit të KF Gostivarit, Mensur Jakupi është që ekipi të kthehet edhe nga Gjevgjelia me rezultat pozitiv, qoftë me fitore ose barazim.
Jakupi tha se çdo ndeshje është shumë e rëndë dhe pa marrë parasysh se luhet brenda ose jashtë mund të quhet derbi ndeshje.

“Ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje, si çdo ndeshje edhe për këtë ndeshje shkojmë për rezultat pozitiv. Shpresojmë që edhe prej Gjevgjelie të kthehemi të pamposhtur. Synimet tona janë tre pikë dhe nëse s’mund të arrijmë tre do jemi të kënaqur edhe me barazim”, thotë trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.
Të premten ekipi i Gostivarit e zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Kozhufit.
Në ndeshjen ndaj Kozhufit, trajneri Jakupi nuk mund të llogaritë në futbollistët Xhihan Seferi i cili është i suspenduar për shkak të kartonit të verdhë dhe Maliq Beluli i cili është duke u rikuperuar pas lëndimit të pësuar në dorë.
Ndeshja Kozhufi – Gostivari zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjevgjeli me fillim në ora 17:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button