Dy vjet pa Arbën Xhaferin, Rama vlerëson figurën e tij

Dy vjet më parë, më 15 gusht 2012, u nda nga jeta, një nga intelektualët dhe mendimtarët më të rëndësishëm shqiptarë të kohës sonë, Arbën Xhaferri. I goditur prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, Arbën Xhaferri nuk pushoi për asnjë çast së luftuari me armën më të fortë të tij-mendjen, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për krjimin e një shtrati gjithëkombëtar të mendimit intelektual, në mënyrë që shqiptarët të kishin një bosht të përbashkët ideologjik dhe politik.

Në përvjetorin e vdekjes kryeministri Edi Rama kujton me respekt dhe mirënjohje mikun dhe shqiptarin që sipas tij ka lënë një vepër frymëzuese.

“Sot ne pervjetorin e vdekjes kujtoj me respekt e mirenjohje mikun e shtrenjte shqiptarin e mire Arbën Xhaferri qe na la nje veper frymezuese” shkruan Rama ne Twitter. 

Ai ndërroi jetë më 15 gusht të vitit 2012 në moshën 64-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale në tru. Ai ishte ideatori i krijimit të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë ku sot njëri nga amfiteatrot e tij mban emrin e tij, kurse kohë më parë qeveria e Kosovës ka emërtuar me emrin e tij rrugën Prishtinë – Hani i Elezit.

Arbën Xhaferri, i lindur në Tetovë më 25 janar 1948 dhe i diplomuar për filozofi, kulmin e veprimtarisë intelektuale e dha pas rrëzimit të komunizmit, përkatësisht pas vitit 1990.

Lajme të ngjashme

Back to top button