Koteski kërkon më shumë para për ARM-në

Për një sistem mbrojtës më efikas dhe shkallë të lartë të gatishmërisë ushtarake të Armatës, janë të nevojshme mjete më të mëdha financiare të cilat viteve të fundit janë zvogëluar. ARM-ja përgatiti një Propozim plan për modernizim, për të cilin ekziston mbështetje nga presidenti I shtetit, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes. Pres se ky vendim do të sillet në dobi të ARM-së dhe të shtetit.

Këtë e theksoi sot shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkolonel, Goranço Koteski në solemnitetin në Shtatmadhorinë e ARM-së dhe Ministrinë e Mbrojtjes kundrejt shënimit të 18 Gushtit – Ditës së ARM-së, në të cilën morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, zëvendësministri i Mbrojtjes, Arben Llabënishta, zëvendësshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkolonel Naser Sejdini, si dhe mysafirë të trupit diplomatik.

Ai nënvizoi se këto qëllime armata mund t’i arrijë me angazhim të përbashkët dhe me trajnim të lartë. Ai u përqendrua edhe në qëllimin strategjik të shtetit për anëtarësim në NATO, ku siç nënvizoi, ARM-ja arriti të hyjë si armatë me shkallë të interoperabilitetit dhe aftësisë operative, por, edhe pse i arriti standardet akoma nuk është pjesë e Alencës së NATO-s.

Lajme të ngjashme

Back to top button