Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi së bashku me Këshillin Drejtues bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij.

“Me këtë rast kryetari i PDSH-së tha se është ndjenjë shumë e mirë dhe shumë e ngrohtë ku njeriu përkujton dikë që e ka pasur pjesë të jetës, pjesë të punës dhe i cili vlen shumë edhe për të ardhmen. Përkujtimi për Arbën Xhaferin për mua është i tillë pasi që edhe unë kam pasur shumë ndikim në jetën e tij. Detyrën e vet Arbën Xhaferi e ka kryer, ndërsa në të tjerët kemi edhe shumë punë, mirëpo popujt tjerë e kanë kërkuar rrugën e lirisë me shekuj, me vite dhe me decenie siç është rasti i Mojsiut apo hazreti Musës  ku 40 vjet janë humbur për ta gjet atë, por Arbën Xhaferi  na ka treguar neve rrugën e lirisë dhe ne nuk kemi nevojë që të zbulojmë rrugë të tjera, do të ketë lodhje dhe mundime, por unë jam i sigurt se në kuadër të kësaj rruge shumë shpejtë do ta arrimë lirin edhe ne si komb”, deklaroi Menduh Thaçi.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button