Digjitalizimi i kadastrës ka përfunduar në 60 për qind të komunave

Në gjithsej 1.145 kadastra komunale apo 60,07 për qind ka përfunduar procesi i digjitalizimit të planeve analoge të kadastrës, ndërsa 21,2 për qind prej tyre janë në fazë përfundimtare të harmonizimit të bazës së të dhënave nga kadastra elektronike dhe për një kohë të shkurtër do të jenë pjesë e saj.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, e cila e zbaton procesin e digjitalizimit të planeve të kadastrës në bashkëpunim me Bankën Botërore, pret që digjitalizimi të përfundojë më shpejtë se që është paraparë.

“Afati përfundimtar për digjitalizimin e gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë me plane digjitale për kadastrën është dhjetori i vitit 2015, por vlerësimet e Agjencisë janë se me këtë rritëm të punës, digjitalizimi do të përfundojë disa muaj më herët”, theksoi drejtori i Agjencisë, Sllavçe Tërpeski në konferencën e sotme për shtyp. Ai njoftoi se në tërësi kanë përfunduar dhe janë harmonizuar me kadastrën elektronike 741 kadastra komunale apo 38,9 për qind e numrit të përgjithshëm të kadastrës komunale.

Lajme të ngjashme

Back to top button