Ahmeti uroi Merkelin për fitoren në zgjedhjet në Gjermani

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i dërgoi telegram urimi kancelares gjermane Angela Merkel me rastin e fitores së saj në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

“Më lejoni ju lutëm që të shpreh urimet më të sinqerta në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, si dhe në emrin tim personal, për fitorën tuaj bindëse në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Gjermani. Fitorja kaq bindëse është një konfirmim për politikat e juaja të drejta vendore, por edhe ato ndërkombëtare, andaj dhe jam i bindur që vendi juaj do të vazhdoj me mbështetjen e procesit të zgjërimit të Bashkimit Evropian si dhe aspiratave të vendeve të Ballkanit për t’u bërë pjesë e familjes EuroAtlantike.

Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e paqës në rajonin e trazuar të Ballkanit perendimor, si dhe në vendosjen e vlerave demokratike. Shpresoj që ky investim madhor gjerman do të vijojë edhe më tej me përpjekjet e juaja të theksuara për ta integruar gjithë rajonin në NATO dhe në Bashkimin Evropian nëpërmjet të pajtimit të ndërsjellë dhe zgjidhjes së çështjeve të hapura ndërfqinjësore sipas shembullit të Prishtinës dhe Beogradit.

Më lejoni të shpreh konsideratën time të lartë dhe të Ju uroj përzemërsisht për mandatin e juaj të tretë, si dhe t’ju dëshiroj punë të mbarë në realizimin e programit tuaj”, thuhet në telegramin e Ahmetit

Lajme të ngjashme

Back to top button