Lenovo shet më shumë telefona se kompjuterë personal

Sot gjatë ditës, kompania kineze Lenovo i ka publikuar rezultatet e saj financiare për tremujorin e parë të vitit, i cili shkoi shumë mirë për kompaninë.

Ndoshta shifrat më të rëndësishme janë ato të shitjeve të telefonave të mençur dhe kompjuterëve tablet, të cilat janë ngritur ndjeshëm, përkatësisht 39% dhe 67% respektivisht.

Nëse përqindjet kthehen në numra, Lenovo ka arritur të shesë 15.8 milionë telefona të mençur mobil dhe 2.3 milionë tabletë (Lenovo renditet si kompania e tretë për shitjen e tabletëve, pas Apple dhe Samsung).

Lenovo thekson se kjo është hera e parë në histori që kompania ka shitur më shumë telefona të mençur mobil sesa kompjuterë personal, edhe pse ajo ende mban pjesën më të madhe të shitjeve në kategorinë e fundit, apo 20% të tregut.

Lenovo tani pretendon se është prodhuesi numër katër i telefonave të mençur mobil në botë, dhe kompania duket mjaft optimiste për të ardhmen e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button