Recension: Kujdes: Edhe në tre kompani të tjera është gjetur listeria?

 

Dëshira për ekskluzivitet është ngushtë e lidhur me spekulimin. Ashtu edhe në këtë rast, shkrimi i një medieje për gjoja përhapjen e kompanive të dyshimta për përpunimin e mishit, te të cilat është gjetur bakterja e rrezikshme “listeria”, është tërheqëse për t’i transmetuar. Pasi lajmi me pretendime senzacionaliste i demantua nga institucionet kompetente, media që e lansoi atë e tërhoqi atë, duke e pranuar në mënyrë të heshtur gabimin. Mirëpo, pretendimet e saj mbeten te mediat tjera.

ВНИМАВАЈТЕ  Уште кај три компании пронајдена листеријаLinku deri te artikulli origjinal: Kujdes: Edhe në tre kompani të tjera është gjetur listeria?

Data dhe koha e publikimit: 11.08.2014

Data e recensionit: 12.08.2014

Recensues: Stojan Sinadinov

Teksti nuk bazohet në fakte, por në supozime. Madje edhe në brendi të tekstit thuhet se informatat për prezencën e bakteries listeria edhe në tre kompani të tjera për përpunimin e produkteve të mishit nuk janë konfirmuar nga institucioni kompetent, Agjencia për ushqim dhe veterinari:

Këtë informatë gjatë ditës së djeshme nuk na e konfirmuan nga Agjencia për ushqim dhe veterinari, prej ku thonë se përveç në “Ekstra mein”, ku është ndaluar prodhimtaria, nuk kanë informata se a është ndaluar ose zvogëluar prodhimtaria në industritë e tjera për përpunimin e mishit, shkruan Veçeri.

Burimet “jozyrtare” gjithsesi se nuk janë të konfirmuara, mirëpo teksti, megjithatë i plason ato, pa marrë parasysh se konstaton se rreziku nga sëmundja tashmë ka shkaktuar panik te popullata:

Listeria dhe rreziku nga bakteria shkaktoi panik te popullata e Maqedonisë, për shkak se në publik këto ditë jozyrtarisht u përhap një informatë se përveç në kompaninë kumanovare “Ekstra mein”, ka mundësi që kjo bakterie të jetë prezente edhe në tre kompani të tjera që janë pjesë e biznesit të përpunimit të produkteve të mishit.

Lajmi nuk e ka nivelin minimal të gjithëpërfshirjes, për shkak se bazohet në spekulime. Por edhe përkundër kësaj, me titullin senzacionalist dhe joadekuat, vetëm se e përhap edhe më shumë panikun te popullata, që në mënyrë paradoksale e potencon si problem pikërisht për industrinë e mishit:

Аgonia me listerinë zgjat tashmë një muaj, e veçanërisht gjatë disa ditëve të fundit, pasi Ministria për shëndetësi pas një muaj analizash të mostrave të mbi 3o kapaciteteve për përpunimin e mishit e publikoi informatën se te industria e mishit “Ekstra mein” është konfirmuar prezenca e bakteries në qafën e derrit. Kjo që atëherë i frikoi qytetarët, ndërsa rezultatet nga terreni thonë se në mënyrë drastike është zvogëluar blerja nëpër mishtore.

Kjo pa marrë parasyhs se nga kompania e përmendur thanë se te ata nuk është gjetur bakteria. Koha bashkëkohore e rrjetëzimit e relativizon dhe i jep një tingëllim krejtësisht tjetër thënies se rrena i ka këmbët e shkurtëra. Ndoshta shpejt demantohet, mirëpo ajo vazhdon “të jetojë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button