Dodge Charger, sedani më i shpejtë në botë

Dodge ka prezantuar versionin sportiv të modelit Charger me 707 kuaj fuqi. Prodhuesi amerikan pretendon se bëhet fjalë për sedanin serik më të fuqishëm dhe më të shpejtë në botë.

Përpos motorit tejet të fuqishëm, Hellcat qysh në shikim të parë dallon dukshëm nga modeli standard i Charger. Pjesa e përparme me drita speciale LED dhe maska e re e ftohësit, tregojnë se bëhet fjalë për një veturë të veçantë që të ‘fut frikën në palcë”.

Fotografitë e Dodge të ri tregojnë qartë se kjo veturë është e mbushur me detaje aerodinamike, me spojler në fund të bishtit, fellne 20 inç të aluminit si dhe rrotat e profilit të ultë Pirelli P Zero.

Sa i përket enterierit kjo veturë ka një timon të punuar me kujdes dhe të mbuluar me lëkurë, derisa karriget vijnë me material dhe lëkurë Napa dhe Alcantara, derisa monitori i ndjeshëm në prekje ka një pamje klasike si dhe instrument tabelë analoge që tregon rrotullimet e motorit.

Ai që do të ketë fatin të ngas një veturë të tillë në dispozicion do të ketë edhe sistemin e zërimit Harman Kardon me 18 altoparlant. Por i gjithë ky manikyr nuk do të ishte fare i rëndësishëm por mos të kishte nën kapak motorin gjigant prej 6.2 litrave V8 që prodhon 707 kuaj fuqi.

Ky motor është i lidhur me transmisionin automatik me tetë shpejtësi dhe që falë tij arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3,7 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 328 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button