Elesa Kamberi shqiptari i vetëm në U-14

Reprezentacioni i Maqedonisë në basketboll për grupmoshat U-14, po qëndron në Slloveni ku do të marrin pjesë në turneun jubilar, të 10-tin me radhë që e mban epitetin “Kampionati jozyrtar evropian”. Të rinjtë tanë kampionatin e fillojnë në ndeshjen e parë që do të zhvillojnë ndaj nikoqirit Sllovenisë. Në këtë ekspeditë prej 15 basketbollistëve, është dhe shqiptari i vetëm, basketbollisti i klubit Liria, Elesa Kamberi, i cili shpreson që të tregojë kualitetet e tija, ashtu sikurse edhe me klubin e tij. Eljesa është anëtar i KB Liria që nga mosha 10 vjeçare dhe me punë të palodhshme arriti që për katër vite punë të bindë seleksionuesin Mitko Kostovski se e meriton të jetë pjesë e më të mirë në këtë kampionat shumë me peshë. Kamberi është i gjatë 1.75cm ndërsa fillimet e para në basketboll i kishte në KB Liria ku hapat e parë i mësoi nga basketbollisti Labinot Idrizi dhe trajneri Marijan Ilievski, të cilët edhe dhanë mundë të madh për te.

Elesa Kamberi me fanellën e KB Liria - Shkup
Elesa Kamberi me fanellën e KB Liria – Shkup

“Është kënaqësi për mua që jam pjesëmarrës në një turne kaq të madh ku do të marrin pjesë reprezentacione të forta evropiane, por edhe sfidë që të dëshmohem me kualitet e mia. Besoj se do arrijë që të tregoj se nuk jam rastësisht në mesin e më të mirëve në këtë ekip”, ka shtuar Elesa Kamberi.

Maqedonia është pjesëmarrëse e rregullt e këtyre garave që janë uverturë për këto gjenerata para Kampionatit Evropian të FIBA-s, të cilat fillojnë që nga mosha 16-të vjeçare. Reprezentacioni i Maqedonisë pas përgatitjeve dy javore në Shkup, ka arritur në Slloven Gradec ku edhe do të zhvillohet turneu.

Në këtë edicion jubilar të turneut përveç Maqedonisë, pjeëmarrëse janë edhe Spanja, Kroacia, Mali i Zi dhe dy seleksionet e Sllovenisë dhe sipas orarit secili seleksion do të luajë nga një herë me kundërshtarët e tij në periudhën nga 14 deri më 16 gusht. Ndeshjet e para janë me Slloveninë dhe Spanjën. Gjatë ditës së dytë Maqedonia luan me ekipin e dytë të Sllovenisë dhe Kroacisë, ndërsa në përmbyllje të turneut ekipi i Maqedonisë do të masë forcat me Malin e Zi. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button