Izairi – Volers, këmbim përvojash në fushën e mjedisit jetësorë

Ambasadori i SHBA-së në Shkup Pol Volers me drejtorin e misionit të USAID-it në Maqedoni, Xhejms Stajn kanë takuar sot ministrin e Ekologjisë Nurhan Izairi. Mes tyre është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa së bashku ishin shqyrtuar projektet e përbashkëta aktuale dhe projektet e ardhshme të reja nga fusha e mjedisit jetësor që i zbatojnë qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga thellimi i marrëdhënieve të Maqedonisë dhe Amerikës, me qëndrimin se bashkëpunimi i tillë dhe këmbimi i përvojave në fushën e mjedisit jetësor do të ketë përfitime edhe për të dy vendet.

Lajme të ngjashme

Back to top button