Ziadin Sela përuron investimet infrastrukturore në fshatin Veleshtë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela përuroi disa nga punimet e realizuara infrastrukturore në fshatin Veleshtë gjatë vitit 2014. Bëhet fjalë për kanalizime, sistemime dhe shtruarje rrugësh si dhe për rikonstruktimin dhe vënien në përdorim të Shtëpisë së Kulturës- Veleshtë. Gjatë prerjes së shiritave përurues Ziadin Sela potencoi se sado që të investohet në Veleshtë është pak.

”Pa Veleshtë, s’ka Strugë për të thënë të vërtetën, prandaj edhe jemi fokusuar për t’i kthyer pak borxhin, edhe unë si kryetari komune, por edhe gjithë Struga që i ka borxh Veleshtës. Natyrisht , prapë mbetemi borxhli ndaj tyre. Përmirësuam infrastrukturë, përfunduam asfaltimin e disa rrugëve , ne mbaruam edhe kanalizimet, cili ishte mjaft problematik dhe filloi të përbënte rrezik për epidemi për Veleshtën. Natyrisht që ne do të vazhdojmë me projekte tjera, ku më duhet të përmend njërin prej tyre, të cilin tashmë e kam e fituar në sajë të fondeve të BE.

Bëhet fjalë për një aks rrugor nga Mulliri deri këtu ( në qendër pranë xhamisë ) , i cili do të asfaltohet rishtas me trotuare anash dhe ndriçim rrugor, gjithçka në sajë të premtimit të cilit ua kemi dhënë  veleshtarëve por edhe të kthimit të borxhit ndaj tyre’’, tha ai. Ndërsa këshilltari në Kuvendin Komunal, Muhamedin Istrefi i cili vjen nga ky lokalitet tha se sa i përket investimit në fshatin Veleshtë, ne kemi arritur atë çka kemi premtuar dhe jo vetëm, por edhe e kemi tejkaluar . ”Prandaj, u kisha thënë paraardhëse tanë se në rast se do të kishin ndërtuar nga një rrugë në vit, ne do të përuronim rrugë të tjera tashmë, Veleshtën do ta zbukuronim edhe më shumë”, tha Istrefi.

Lajme të ngjashme

Back to top button