Hoda: BDI mundohet të nxjerre nga harresa ish pjesëtarët e UÇK-së, vetëm me deklarata

Pas 13 viteve dëgjohet zëri i një funksionari politik të BDI-së, për statusin e ish ushtarëve të UÇK-së.  Kryetari  i Shoqatës OVL-UÇK, Besim Hoda, thotë për Portalb se zërat e tillë dëgjohen rrallë sa për të nxjerrë nga harresa ish pjesëtarët e UCK-së.

Abdilaqim Ademi thotë se statusi i ish ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rregullohet me ligj të veçantë, por beneficionet për këtë kategori do të nxirren nga ligjet në fuqi.

Kryetari  i Shoqatës OVL-UÇK, Besim Hoda, thotë për Portalb se është pikërisht kjo kërkesa e ish ushtarëve të UCK-së, që statusi i tyre të zgjidhet nëpërmjet ligjeve ekzistuese duke marrë për bazë, statusin e rregulluar dhe benificionet që kanë shfrytëzuar “Branitellat, por çështja mbetet ende në niveli  deklaratave se do ët bëhet”.

“Ne jemi që kompensimi  të bëhet në retrospektiv duke filluar nga viti 2002, qoftë nëpërmjet një ligji të veçantë ose ligjeve ekzistuese me rëndësi është që trajtimi të jetë i barabartë ashtu siç është vepruar me Branitellat”, thotë Besim Hoda.

Hoda thotë se deri në zgjedhjet e ardhshme ka kohë dhe çështja e potencuar nga ministri Ademi nuk duhet të mbetet në harresën katër vjeçare dhe të ri aktualizohet për qëllime politike.

Ademi pranon se ngelet shumë për tu bërë për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, ndërsa sa u përket ish ushtarëve të UÇK-së, theksoi se numër i madh i tyre tashmë janë akomoduar në institucione shtetërore.

Lidhur me këtë, Besim Hoda thotë se çështja e akomodimit institucional ka rehatuar funksionarët politik që përfituan mbi premtimet për ish pjesëtarët e UÇK-së.

“Çështja e akomodimit institucional nuk ka të bëjë me ish pjesëtarët e UÇK-së, të cilët edhe sot e kësaj dite ndjejnë nevojën e një përkujdesje më të madhe nga institucionet e shtetit”, thotë Besim Hoda.

Lajme të ngjashme

Back to top button