Maqedonia përmes fletëarresteve kërkon mbi 760 të dënuar

Maqedonia përmes fletëarresteve të ndryshme kërkon mbi 760 të dënuar me burg. Njëri nga ata është edhe Aleksandër Z. nga Shkupi I cili qe 17 vite ikë nga policia pasi më 1997 ishte dënuar me 10 vjet burg për vepër penale, “vjedhje e rëndë”. Nëse ai nuk kapet në tre vitet e ardhshme, atëherë burgun nuk do e vuajë, pasi vepra do tëvjetërsohet.

Sipas ligjit, vjetërsia e vuajtjes së dënimit me 10 vjet burg bëhet jovalid pasi të kalojnë 20 vjet. Ndërkohë, para një muaji në Tetovë ishte burgosur Reis. S.,(54) nga një fshat i Gostivarit pas arratisjes 13 vjeçare nga policia. Ai kërkohet për një vrasje të kryer më 2001 me çka ishte dënuar me burg prej 10 vjetësh.

Sipas të dhënave të Gjykatës themelore Shkupi 1, për momentin gjurmohet pas 700 të dënuarve të cilët ikin nga mbajtja e dënimit me burg. “Për momentin ka 766 urdhra aktiv për arrestim dhe të mbajtjes së dënimit me burg. Pas sa prej tyre ka të nënshkruar fletëarrest Gjykata nuk mban statistikë, pasi fletëarrest ndërkombëtar nënshkruan MPB-ja.

Urdhri më i vjetër është nënshkruar më 1997 për person nga Shkupi me inicialet A.Z., i dënuar për lëndën nr/ 575/95 në 10 vjet burg për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’”, thonë nga Gjykata.

Lajme të ngjashme

Back to top button