Sot dhe nesër regjistrimi në UKM

Në Universitetin më të vjetër dhe më të madh “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKM) sot dhe nesër do të zbatohet paraqitja në afatin e parë për regjistrim për studimet deridiplomike në vitin akademik 2014/2015.

Të lira janë gjithsej 10.048 vende, prej të cilave për studentë të rregullt me kuotë shtetërore ka 5.771 vende, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve të lira janë 3.267 vende dhe për studentë me korrespodencë janë 1.010 vende.

Rezultatet nga paraqitja dhe suksesi në arsimin e mesëm do të publikohen më 19 gusht, ndërsa regjistrimi i kandidatëve do të jetë më 25 dhe 26 gusht.

Afati i dytë i regjistrimit në UKM do të jetë më 3 shtator, ndërsa i treti (në fakultetet në të cilat do të ketë vende të lira) është më 16 shtator.

Paraqitja për afatin e parë sot dhe nesër është edhe në Universitetin për Shkenca dhe Teknologji Informatike “Shën Apostull Pali” – Ohër, ndërsa dje filloi në universitetet “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir dhe “Goce Dellçev” – Shtip.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës paraqitja në afatin e parë për regjistrim do të realizohet javën e ardhshme, prej 19 deri më 22 gusht.

Në pesë universitetet shtetërore në vend të lira janë gjithsej 24.121 vende për studentët e ardhshëm. Studentët të cilët do të regjistrohen me kuotë shtetërore do të paguajnë nga 200 euro apo 100 euro në studimet e disperzuara, ndërsa ato me bashkëfinancim dhe çmimi për studentët me korrespondencë është 400 euro.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button