Ja kamera më e shpejtë në botë

Kamera e një iPhone mund të marrë rreth 120 foto në sekondë në opsionin ‘slow-motion’, dhe një kamer tipike mund të marrë mijëra foto në sekondë, të cilat na lejojnë t’i shikojmë në detaje të mëdha.

Por hulumtuesit në Japoni kanë krijuar kamerën më të shpejtë në botë… kjo kamër mund të marrë jo miliona e miliarda foto, por 4 triliona foto në sekondë.

Kamera quhet ‘Sequentially Timed All-optical Mapping Photography (STAMP)’, dhe mund të bëjë foto me një shpejtësi marramëndshe. Asnjë kamer tjetër deri më sot nuk e ka arritur këtë shpejtësi. Madje asnjë kamër nuk i vjen afër kësaj shpejtësie.

STAMP e bën këtë gjë duke përdorur një mënyrë komplet ndryshe për të bërë fotot. Zakonisht, një kamer dërgon dritën mbi një objekt, dhe kjo dritë prodhon foton. Ky proces njihet ndryshe si matje e njëpasnjëshme. Kurse STAMP-a e anashkalon këtë hap, dhe në vend të tij kap një numër të madh fotosh në të njëjtën kohë.

kamera Kjo është kamera më e shpejtë në botë ne techsot.al

Qëllimi i STAMP-it nuk është për t’u përdorur për foto të zakonshme nga njerëzit, por për t’u përdorur nëpër laboratore të ndryshme për të parë më afër dhe më qartë reaksione të ndryshme kimike. Qëllimi kryesor është për të ndihmuar në vëzhgime mjekësore dhe hulumtime të tjera shkencore.

Lajme të ngjashme

Back to top button