Papa viziton Seulin, Kom Jongu e pret me raketa

Korea e Jugut feston, Korea e Veriut hedh zjarr!

Mbrëmjen e së enjtes me dy ngjarja të mëdha e kanë karakterizuar gadishullin Korean. Në Seul ka arritur për një vizitë Papa Francesku, 77, ndërsa në Pjongjang, diktatori Kim Jongun, 31, ka bërë testin e radhës raketor.

Vetëm një orë përpara se të aterojë aeroplani i Papës, ndodhi një shpërthim raketor në shtetin fqinj.

Kjo është vizita e parë e një pape në Korenë e Jugut, prej gati 15 vjetësh.

Pavarësisht se në Azinë e Largët shumica e banorëve janë politeistë, në Korenë Jugore, pas afrimit me perëndimin, rreth 11% e popullsisë janë konvertuar në katolikë, ndërsa 20% në protestantë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button