‘Babastars’ nuk e lëshon Shqipërinë

Labeli ‘Babastar’ është duke qëndruar dhe performuar këngët e tyre gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ghetto Geasy përmes një postimi në ‘Twitter’ ka treguar që mbrëmjen e së martës ishte në Velipojë ku ka kënduar edhe këngën me të re ‘MMV’ të cilën e ka në bashkëpunim më këngëtaren nga Maqedonia Altuna Sejdiun.

Kurse, përmes të njëjtin rrjet edhe Skivi ka bërë një tjetër ‘tweet’ ku shkruan se tashmë ‘Babastar’ gjenden në qytetin e Shkodrës ku do të përformojnë për gjithë fansat e tyre. “Koncert jo, po festival krejt Shkodra ‘Babastars’” ka shkruar Visari.

Ndërsa edhe Tuna ka postuar në shkrim në ‘Twitter’ ku shkruan se ajo kurrë nuk do t’i lë vetë fansat e saj. “I never let my fans down’ ka shkruar Tuna. ‘Babastars’ koncerte ka mbajtur edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button