Remzie Osmani dërgon tri familje në pushime

Këngëtarja Remzie Osmani ka dërguar tri familje në pushime duke ua paguar kështu të gjitha shpenzimet me të hollat e saj. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar një intervistë për gazetën Tribuna duke qenë shumë modeste.

“Po, i kam dërguar tri familje në pushime me shpenzime të mia, nuk është diçka për t’u lavdëruar por e kam bërë me shumë dëshirë” ka thënë Remzia. Gjeste të tilla humanitare të këngëtarëve tanë nuk kanë munguar asnjëherë.

Ekzistojnë shumë raste kur janë organizuar koncerte për t’i dalë në ndihmë ndonjë personi apo familjeje. Po ashtu ka pasur edhe organizime grupore të artistëve tanë që në forma të ndryshme kanë ndihmuar të tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button