Postieri i Vevçanit, Zdravko Srbakoski vrasësi i dyfishtë

Njëzet e tre vjeçari M.GJ dhe V.P më i dyzet e tre vjeçar, mbrëmë u vranë në verandën verore të objektit hotilerik “Pijaca” në Vevçan.

Vrasësi Z.S (56) vjet me armë ka gjuajtur në ta rreth orës 21 e 30 minuta, me ç ‘rast janë lënduar edhe I.P dhe G.K. informon zëdhënsi i SPB Ohër Stefan Dimovski.

“Menjëherë pas të shtënës është arrestur Z.S. nga shtëpia e tij, ku është gjetur edhe arma me të cilën e ka kryer veprën. Në vijim është procedura hetimore, bisedohet me të dyshuarin dhe gjatë ditës do të përpilohet padi penale për ‘vrasje'” deklaroi Dimovski.

Kirurgu kujdestar në spitalin e Strugës Ilmi Reçi infirmon se mbrëmë kanë pranuar katër të lënduar me armë zjarri.

“Për fat të keq dy vdiqën edhe pse dhamë gjithçka nga trajtimi intensiv nga ana e anesteziologëve dhe kirurgëve prezent”, deklaroi Reçi.

Të lënduarit dhe të vrarët, prej të cilëve njëri ka qenë pronarë i objektit, kanë qenë të ulur në tryezën e njëjtë kur ka hyrë Zdravko Srbakoski dhe ka filluar të gjuajë.


Mbrëmë në fshatin Vevçan, në rajonin e Strugës nga një incident i ndodhur pranë një lokali në qendër të fshtait rreth orës 21 humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Banorët e Vevçanit për gazetën VEST thonë se ky akt është kryer nga personi Zdravko Srbakoski i cili kohë më parë ka punuar si postier në këtë vendbanim, ndërsa 20 vitet e fundit nuk është paraqitur në fshat nga siç thonë ata, borxhet e krijuara si pasojë e bixhozit.

Z.S ka pasur një fjalosje ditë më parë me pronarin e lokalit Piaca ku tashmë e ka kryer sulmin, duke hyrë në lokal duke sharë dhe fyer mysafirët dhe më pas duke gjuajtur drejtë katër personave të ulur në një tavolin, njëri nga të cilët vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spitalin e qytetit. Më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes drejtë malit, por forcat policore kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta kapin autorin. Thuhet se viktimat janë të moshës nga 20-40 vjetë. Tashmë në fshatin Vevçan vërehet prani e shtuar e forcave policore, ndërsa siç thonë qytetarët edhe në Strugë kryhen kontrolle të mëdha.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button