Rrahje me shkopinj bejsbolli në Shkup

Në bulevardin “Goce Dellçev” pa numër në Shkup, mbrëmë J.ZH., S.ZH dhe J.A duke lëvizur me makinën e tyre “Opel Astra” me targa të Shkupit janë ndjekur nga një tjetër automjet “Skoda Octavia”, me targa të Manastirit, prej të cilës kanë dalë 7 meshkuj dhe i kanë sulmuar tre të parët.

Nga policia thonë se meshkujt nga Manastiri me shkopi bejsbolli e kanë goditur automjetin dhe pastaj fizikisht kanë sulmuar tre djemtë nga Shkupi duke u shkaktuar atyre lëndime në kokë dhe në trup.

Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit ./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button