Jolevski takon ish ministrat, mungoi Talat Xhaferi

Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski është takuar me një pjesë të ish ministrave të mbrojtjes Vllado Buçkovski, Trajan Gocevski, Zoran Konjanovski dhe Jovan Manasievski, në të cilën shkëmbyen mendime për përmirësim të standardit të ushtarëve të Armatës së RM-së dhe modernizim të saj.

Në këtë takim siç duket nuk ka marrë pjesë ish ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi i cili sot ka qenë i pranishëm në debatin e 13 vjetorit të MO-së që u organizua në Shkup, ndërsa këtë boshllëk e ka plotësuar zv/ministri aktual aty Arben Llabënishti.

Ministri Jolevski ka thënë se në takim janë shkëmbyer mendime edhe për aktivitetet e ardhshme në fushën e integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe për përmirësim të kualitetit të arsimit të përfaqësuesve të ARM-së.

“Shpreh falënderim për kolegët e mi që i janë përgjigjur ftesës time dhe pres që takimet e këtilla të mbahen edhe në të ardhmen”, ka theksuar ministri Jolevski pas takimit. ish ministri i mbrojtjes Trajan Gocevski tha se Ministria e mbrojtjes ka fat të madh se për njeri të parë ka fituar Zoran Jolevskin.

“Sipas meje ka dy referenca që janë të rëndësishme për këtë funksion. E para është se në periudhën e dy krizave të vitit 1999 dhe 2001 ai ishte në rrethin e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryetarit Boris Trajkovski dhe virtyti i dytë është se deri më tani e kemi pasur ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar Gocevski dhe ka porositur që të vazhdojnë reformat dhe modernizimi i ARM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button