Foreign Policy: A mundet të ndryshojë vendin dhe të bëhet yll Edi Rama?

‘Foreign Policy’: Basketbollisti! A mundet të ndryshojë vendin dhe të bëhet yll?“Mundet Edi Rama ta ndryshojë vendin e pashpresë duke u bërë ylli i kësaj emergjence? Me këtë pyetje nis shkrimin e saj revista prestigjioze amerikane ‘Foreign policy’ për situatën në Shqipëri dhe qeverisjen e pritshme të kryeministrit, Edi Rama.

“Një lajm i mirë nga një cep i botës. Të dielën e shkuar Edi Rama nisi punën si kryeministër i vendit. Në rast se keni humbur lajmin, në qershor, një koalicion i udhëhequr nga PS e Ramës korri një fitore dërrmuese mbi qeverinë e udhëhequr nga Sali Berisha “ nis artikullin e tij me titull “Basketbollisti”, gazetari James Traub.

“Kryeministri i ri i shqiptarëve është një 49-vjecar, i cili ka jetuar në Paris, një ish-basketbollist, ish-drejtues i Bashkisë së Tiranës për tre mandate, politikan i matur, por dhe udhëheqës i protestave në rrugën, bohem me mjekër, reformator i përkushtuar “do ta përshkruajë revista amerikane kryeministrin e ri të shqiptarëve. Duke shkruar për sfidat që presin qeverisjen e re, gazetari amerikan shprehet vetëm zoti e di sesi mund të ecë ky vend shumë afër vendeve të botës së tretë.

Ndërsa përmend disa aspekte negative ku vendi shpesh cilësohet si tokë e prostitutave dhe emigrantëve të paligjshëm. Shqipëria gjithashtu vend tranzit për trafikun e drogës dhe prostitutave, vend i një grope të madhe korrupsioni ku prindërit duhet të paguajnë rryshfete që fëmijët e tyre të shkollohen, kurse mësuesit duhet të blejnë me para një vend pune.

Revista analizon karrierën politike të zotit Rama dhe punën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, ku ngriti një administratë të arsimuar, me të rinj anglishfolës.

Ai premtoi, shkruan revista-se do shembë kioskat dhe ndërtimet pa leje dhe e bëri. U ktheu ngjyrat e ndritshme fasadave gri të pallateve në kryeqytet. Ngriti zyrën e informacionit ku u dyndën dhjetra ankesa të qytetarëve. Foreign Policy e cileson ramen nje valsav havel te revolicionet kadife te tiranes. Foreign Policy” analizon edhe veprimet e ish-kryeministrit Berisha kur thotë:

“Berisha, një adhurues i madh i tregut të lirë, jo vetëm që ftoi Steve Forbes në Tiranë, por e ktheu Shqipërinë një parajsë forbesiane duke vendosur taksën e sheshtë apo duke privatizuar shumë shërbime publike si energjinë elektrike dhe ujin. Por eksperimenti forbesian,- nënvizon revista amerikane, -dështoi me sukses pasi sot rritja ekonomike qëndron pezull tek zero. Revista amerikane analizon dhe koalicionin Rama-Meta duke shprehur optimizëm se gjithcka mund të shkojë mirë pasi Meta si Rama është i vendosur të cojë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Lajme të ngjashme

Back to top button