Hasanoviq nuk i kthen parat, i kthehet shërbimeve sekrete

Ambasadori në Katar, Fuad Hasanoviq, i cili ishte akuzuar publikisht për keqpërdorime nuk e ka ndërmend t’i kthejë paratë e MPj-së që i ka keqpërdorur, por do t’i kthehet zanatit të vjetër, shërbimeve sekrete, shkruan “Utrinski”.

Hasanoviq do të kthehet në punë në Agjencinë për zbulim dhe kundërzbulim prej ku kishte ardhur në MPJ në vitin 2002 si propozim i Ligës Boshnjake.

Jozyrtarisht “Utrinski” mëson se MPJ përveç procedurës disiplinore do të duhet të fillojë edhe procedurë tjetër pasi që Hasanoviq ka njoftuar se nuk do të kthehet në punë në MPJ.

Pavarësisht epilogut të kësaj ngjarje në MPJ mbesin të shënuara dy fakte skandaloze të cilat nuk mund të kalojnë pa pasoja.

I pari është se Hasanoviq është ambasadori i pesë me ardhë që merr agreman nga shteti nikoqir, por që nuk shkon në funskion, pasi ai paraprakisht ishte emëruar ambasador në Sarajevë.

Gjithashtu në MPJ është duke rrjedhë edhe një procedurë tjetër disiplinore ndaj ushtruesit të detyrës ambasador në Moskë, Nenad Shundovski, i cili kishte shkaur në pushim pa e njoftuar MPJ-në dhe duke e lënë të zbrazur ambasadën.

Shundovski në MPJ ishte punëusar para gjashtë viteve në linjë partiake.

Për dallim nga epizodet e deritanishme kur MPJ heshte dhe i fshihte incidentet dhe keqpërdorimet, ky është rasti i parë që të flasë publikisht për Hasanaoviqin, që nënkupton se shefi i diplomacisë ka vendopsur që mos t’i fshehë në të ardhmen lëshimet në diplomaci.

Lajme të ngjashme

Back to top button