A janë cigaret elektronike të dëmshme?

Specialistët thonë se gjatë pesë minutave të para kur përdorim cigare elektronike është më e sigurt se një cigare tradicionale dhe industriale, por pasi kjo kohë kalon, nuk dihen efektet që mund të shkaktojë në mushkëri.

Të njohësh të vërtetën është e rëndësishme, më shumë akoma për ata persona që duan të lënë duhanin dhe që zgjedhin një alternativë e cila mendohet të jetë e shëndetshme. Problemi është pikërisht këtu – “mendohet se është e shëndetshme”.

Avulli që nxjerr cigarja elektronike ka nikotinë, ujë, glicerinë dhe propilenglikol. Cigaret elektronike rekomandohen gjerësisht si një metodë e shëndetshme për të lënë duhanin. Megjithatë, organizata si FDA, thonë se ka përbërës të tjerë që askush nuk i njeh dhe po hetohet në lidhje me to. Specialistët thonë se gjatë pesë minutave të para kur përdorim cigare elektronike është më e sigurt se një cigare tradicionale dhe industriale, por pasi kjo kohë kalon, nuk dihen efektet që mund të shkaktojë në mushkëri. Duket se këto mjete janë më pak efektive se zëvendësues të tjerë të cigareve, siç mund të jenë çamçakëzët, apo ngjitëset e nikotinës. Në fakt, cigarja elektronike është një pajisje elektronike që imiton në mënyrë të përkryer cigaret tradicionale, por me një diferencë të madhe, nuk ka nevojë për një çakmak për ndezje dhe nuk përmban duhan. Cigaret elektronike përbëhen nga një bateri dhe një dhomë avullimi, si dhe një fishek, i mbushur me nikotinë të lëngshme.

Kur e ndezim atë, nikotina (në të cilën gjendet edhe një përzierje me grivol propilonik, glicerinë dhe aroma natyrale) avullon dhe thithet nga mushkëritë. Shija është shumë e ngjashme me atë të një cigareje tradicionale, por nuk prodhon tym, sepse nuk ka djegie. Pikërisht për këtë arsye, konsiderohet se rreziku i shfaqjes së tumoreve është më i ulët, pasi nuk ka mbetje të katranit, hidrokarbure aromatike policiklike dhe substanca të tjera të dëmshme.

Gjithsesi, shumë ekspertë të shëndetit nuk janë të bindur se cigaret elektronike janë të sigurta. Sipas “Food and Drug Administration” (Agjencia amerikane që merret me shëndetësinë, ilaçet dhe ushqimin) nuk ka studime të mjaftueshme mbi efektet e thithjes së nikotinës së pastër, duke konfirmuar një qëndrim të ngjashëm me Institutin Kombëtar Italian të Shëndetësisë. Dyshimet krijohen nga fakti se nikotina prodhon varësi psikologjike dhe fizike pjesërisht. Shumë prej prodhuesve nuk e deklarojnë haptazi se çfarë përbërësish kimikë janë përdorur në pajisjen elektronike.
Shqetësime janë ngritur edhe për sasinë aktuale të nikotinës që gjendet në cigaret elektronike. Kjo varet nga përmbajtja e saj në fishekë: në fakt mund të zgjedhësh midis modeleve të ndryshme, të cilat variojnë që nga cigaret elektronike që mund të kenë sasi të barabartë me cigaret tradicionale, ose të barabartë me ato të cigareve të lehta ose shumë të lehta, apo edhe plotësisht të lira nga nikotina. Këto modele të fundit janë të destinuara kryesisht për ata që duan thjesht të shijojnë përvojën e pirjes së duhanit, pa rrezikun e efekteve anësore.

Shumë dyshime vërtiten rreth të ashtuquajturve “avuj të dorës së dytë” të prodhuar nga cigaret elektronike. Prodhuesit besojnë se bëhet fjalë për avuj të lehtë uji, por shumë ekspertë përsërisin se duhen studime të veçanta para se të thuhet fjala e fundit. Shumë konsumatorë të cilët kanë provuar cigaret elektronike, që veçanërisht janë të ndjeshme, kanë pasur probleme të acarimit të syve, hundës dhe gojës, si dhe përzierje.
Një tjetër problem rreth cigareve elektronike është ngritur në shtator të vitit të kaluar, kur nga mbledhja e Shoqërisë Europiane e Frymëmarrjes (ERS), në Vjenë, është lëshuar një paralajmërim në lidhje me dëmet që mund të shkaktojnë ato te mushkëritë.

Një studim nga Universiteti i Athinës ka treguar se mes 32 subjekteve duhanpirëse dhe joduhanpirëse, përdorimi për 10 minuta i një cigareje elektronike shkakton bronkospazmën me një rritje të rezistencës në rrugët e frymëmarrjes deri në 206% te joduhanpirësit dhe në 220% te duhanpirësit. Kërkimi ka ndihmuar për të kuptuar se si këto produkte mund të jenë të dëmshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button