Moti sot i nxehtë , temperatura do të lëvizë deri në 38 gradë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët jugore. Temperatura do të lëvizë prej 29 deri në 38 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët jugore dhe me temperaturë deri 37 gradë.

Të shtunën pasdite do të ketë rënie të masës më të freskët ajrore nga veriu e cila të dielën do të ketë kushte për erë të përforcuar veriore, rënie të temperaturës për rreth 5 gradë dhe reshje të dobëta lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Back to top button